Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Mesazh kërcënues Dritan Abazoviçit: Do të vritesh nëse bashkëpunon me çetnikët

Mesazh kërcënues Dritan Abazoviçit: Do të vritesh nëse bashkëpunon me çetnikët

10:04, 29/10/2020
A+ Aa A-

Në një mesazh kërcënues, Abazoviç u tha se do të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze, raporton rtcg.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia, shkruan Telegrafi.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.

Abazoviç u informua për rastin por tha se nuk ndihej i kërcënuar, ndërsa ka theksuar se mundet të jetë një sulm i porositur.

Policia ka njoftuar se do të marrë masa shtesë për të siguruar jetën e politikanit me origjinë shqiptare Dritan Abazoviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco