Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aksident i rëndë në portin e Pireut, anija e Marinës ‘pritet në dyshë’

Aksident i rëndë në portin e Pireut, anija e Marinës ‘pritet në dyshë’

10:40, 27/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një anije të Marinës greke dhe një tjetër tregtare në afërsi të portit të Piruet.

Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen”Kallisto”, e cila ka pësuar dëme serioze materiale, ndërsa është anuar dhe një pjesë e saj është e zhytur në ujë. Ka raportime se anija ushtarake është ndarë në gjysmë nga përplasja.

Në bordin e anijes ishin 27 persona. Të paktën dy persona nga “Kallisto” u plagosën lehtë dhe u transportuan nga një patrullë e Rojës Bregdetare në territorin dhe nga atje ata u morën me ambulanca dhe u dërguan në Spitalin Detar të Athinës. 25 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuuan dhe u transferuan në një anije tjetër të Marinës.

Mediat greke raportojnë se operacioni për nxjerrjen e “Kallisto” nisi pak më parë. Sipas informacionit të deritanishëm, “Kallisto” e gjatë 57 metra kishte lundruar nga porti i Salamis, kur anija me kontejnerë ra në pjesën e pasme të anijes luftarake, duke rezultuar në një çarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco