Sërish shifra të larta/ Maqedoni e Veriut njofton 15 viktima nga Covid në 24 orë

Sërish shifra të larta/ Maqedoni e Veriut njofton 15 viktima nga Covid në 24 orë

20:36, 26/10/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra tragjike nga koronavirusi.

Vendi fqinj ka shënuar 15 viktima, ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 737 testime, janë konfirmuar 247 raste të reja. Shkupi mbetet qyteti më i prekur, me 116 infeksione.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 27.199 kurse i viktimave në 934.

Në spitalet e vendit raportohet për 622 pacientë të shtruar, prej të cilëve, 110 janë në terapi intensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco