COVID-19/ Greqi regjistron 715 raste të reja dhe 7 viktima

COVID-19/ Greqi regjistron 715 raste të reja dhe 7 viktima

18:20, 26/10/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në Greqi janë regjistruar 715 raste me koronavirus, ndërkohë janë shënuar edhe 7 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 95 pacientë trajtohen me intubim në Njësitë e Kujdesit Intensiv, 11 më shumë krahasuar me dje, të dielën.

Nga numri total, 48 të infektuar u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit fqinj.  Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 31496, nga të cilat 55.5% janë burra.

Greqia ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit, por rastet e infeksionit vijojnë që të jenë ende të larta në vendin fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco