Ivica Daçiç : ‘Vuçiç nuk më largoi por u dakorduam të forcojmë institucionin e parlamentit’

Ivica Daçiç : ‘Vuçiç nuk më largoi por u dakorduam të forcojmë institucionin e parlamentit’

14:13, 26/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç së fundmi është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk e largoi atë, për ta dërguar në Kuvend, por u dakorduan që ta forcojnë këtë institucion.

Ndërkohë në lidhje me politikën që ai udhëheq është shprehur se SNS është dominante edhe në Qeveri.

“Unë nuk u tërhoqa, por Vuçiç dhe unë vendosëm që institucioni duhej të forcohej. Asnjë lider i partisë nuk ka qenë kurrë shef Parlamenti, sepse të gjithë kërkonin të matnin fuqinë e tyre përmes degës ekzekutive. Funksioni nuk e bën një person, por një person funksionin. Unë jam aty për të vepruar në mënyrë efikase dhe për të punuar mirë dhe për të formuar një front të përbashkët të qeverisë. Unë e di që të gjithë tani do ta interpretojnë atë në mënyrën e tyre, por Vuçiç nuk kishte pse të ma ofronte atë vend, sepse s’kishte qëllime të këqija. Biseduam për këtë për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Madje ai tha se me presidentin vazhdojnë të jenë miq, por që ky është vetëm një moment në historinë politike, që do të jetë i harruar në vitet e ardhshme.

“Ne do të kemi një dialog me Prishtinën, presion në lidhje me skenën ndërkombëtare si dhe bisedime në lidhje me Bashkimin Evropian. Kishte një problem se të gjitha mendonin se Parlamenti është një vend për pensionistët, por kjo është e gabuar”, tha Daçiç

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco