Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Mitsotakis e ka vendosur, çështja e detit me Shqipërinë do të zgjidhet në Hagë

Mitsotakis e ka vendosur, çështja e detit me Shqipërinë do të zgjidhet në Hagë

10:31, 26/10/2020
A+ Aa A-

 

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri grek  ka folur në parlamentin e vendit të tij për marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Hagë. Ai tha gjatë një replike me kreun e opozitës Aleksis Tsipras se Greqia ka në parim një pakt me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive pas zgjerimit të Greqisë në ujërat territoriale. Ai tha se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit që nuk mund të hidhet në diskutim dhe as të kushtëzohet.

"Ju nuk arritët një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin.  Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale."

"Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë”, u shpreh ai

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco