Rekord rastesh të reja me Covid-19, konfirmohen 10 viktima në Greqi

Rekord rastesh të reja me Covid-19, konfirmohen 10 viktima në Greqi

19:12, 25/10/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në Greqi janë shënuar 790 raste të reja me koronavirus duke shënuar rekord infeksionesh ditore në shtetin fqinj.

Ndërkohë që 10 persona e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 574.

Rajoni me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit ishte Atikës me 227, ndjekur nga Selaniku me 181.

Aktualisht në intubim po trajtohen 84 qytetarë, ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 65-vjeç. Shumica e tyre janë burra dhe të moshës 70 vjeç e lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco