‘Macron duhet të kontrollohet’/ Erdogan komenton tërheqjen e ambasadorit francez nga Ankaraja

‘Macron duhet të kontrollohet’/ Erdogan komenton tërheqjen e ambasadorit francez nga Ankaraja

17:38, 25/10/2020
A+ Aa A-

Ka vazhduar sërish lufta mes dy presidentëve turk dhe francez, pasi presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka kritikuar përsëri presidentin francez, Emanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Erdogan ka thënë se ishte Macron ishte “i humbur” dhe ka një problem me myslimanët.

Sipas tij, Macron ka nevojë për një “kontroll mendor”, për këtë arsye Parisi tërhoqi ambasadorin nga Ankaraja, raporton trtëorld.

“Njeriu i parë i Francës ka humbur. Ai vazhdon të flas gjatë gjithë ditës për Erdoganin. Shikoni së pari veten dhe ku po shkoni. Unë thashë dje në Kayseri se është rasti dhe se me të vërtetë duhet të kontrollohet”, tha Erdogan në Malatya.

Këtë muaj, Macron i shpalli luftë “separatizmit islamik”, i cili beson se po prek disa komunitete myslimane në Francë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco