Arratiset ideologu ‘Agimit të Artë’, kërkon ti shmanget dënimit me 13 vite burg

Arratiset ideologu ‘Agimit të Artë’, kërkon ti shmanget dënimit me 13 vite burg

14:12, 23/10/2020
A+ Aa A-

Një prej ideologëve të neonazizmit në Greqi dhe drejtuesve të ”Agimit të Artë”, Christos Pappas është arratisur për të evituar dënimin me 13 vite burg nga Gjykata.

Pappas, 58 vjeç, i ishte shmangur arrestimit në 2013, kur anëtarët e lartë të Agimit të Artë ishin mbledhur pas vrasjes së reperit antifashist Pavlos Fyssas, krimi që çoi në zhbërjen e organizatës.

Gjyqi i Agimit të Artë, i cili filloi në 2015, është përshkruar si një nga më të rëndësishmit në historinë politike Greke.

Babai I tij është një nga personat që ka luajtur rol në instalimin e diktaturës së Giorgos Papadopulos në 1967.

 38 drejtues dhe anëtarë të ”Agimit të Artë” janë dënuar me burgime për disa vepra të rënda penale, kurse për 12 të tjerë përkohësisht është ndërprerë procesi.

Nga ana tjetër Policia greke ka kontrolluar në 5 banesa dhe nuk e ka gjetur Pappas. 58-vjeçari është aluduar prej kohësh se është me origjinë shqiptare, por në 2017 ka deklaruar se ”Agimi i Artë” do i dëbonte shqiptarët nga Greqia.

Për shkak të pamjes Pappas është krahasuar shpesh edhe me ish-liderin nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler por njihet edhe si admirues i diktatorit italian Benito Mussolini dhe koleksionist i kujtimeve fashiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco