Edhe Greqia drejt izolimit/ Ashpërson masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Edhe Greqia drejt izolimit/ Ashpërson masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19

09:56, 23/10/2020
A+ Aa A-

E gjithë bota është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë. Të gjitha qeveritë e shteteve kanë filluar të vendosin kufizime dhe të marrin masa të reja për parandalimin e infektimeve nga Covid-19.

Së fundmi ka qenë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis  i cili nëpërmjet një deklaratë të bërë tha se Athina, Selaniku dhe qytete të tjera do të duhet të respektojnë orën policore.

Ora policore do të hyjë në fuqi ditën e shtunë dhe do të zgjasë nga ora 00:00 në mesnatë deri në orën 05:00.

“Ne synojmë zvogëlimin e qarkullimit dhe grumbullimet gjatë natës, që favorizojnë përhapjen e virusit”– tha Mitsotakis, gjatë një fjalimi televiziv, ku njoftoi se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme edhe në hapësirat e brendshme por edhe të jashtme, në qytetet më të goditura nga virusi.

“Maska është vaksinë, derisa të zbulohet vaksina për koronavirusin. Kemi parë një rritje të numrit të rasteve të reja ditëve të fundit”– tha Mitsotakis, duke shtuar megjithatë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së testimeve.

 Në Greqi, në rajonet veriore të Kozanit dhe Kastorias po aplikohen masa më të rrepta izolimi për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

Greqia në 24 orët e fundit ka regjistruar 882 raste të reja me koronavirus dhe 15 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco