Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut/ 640 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid

Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut/ 640 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid

19:22, 22/10/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2.634 testime, janë regjistruar 640 raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 12 persona në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndarja gjeografike vijon: 272 janë në Shkup, Kumanovë 43, Dibër 5, Shtip 17, Prilep 41, Tetovë 41, Strugë 4, Veles 11, Manastir 10, Ohër 24, Kavadar 41, Gostivar 12, Gjevgjeli 11, Strumicë 24, Kriva Pallankë 2, Radovish 9, Koçani 20, Probishtip 3, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë 4, Dellçevë 3, Sveti Nikole 7, Kërçovë 17, Resnjë 4 dhe Negotinë 10.

Ndërkohë pacientët që kanë humbur jetën janë 2 nga Velesi (79 dhe 89), shtatë pacientë nga Shkupi (63, 78, 70, 73, 70, 71 dhe 64 vjet), një pacient nga Prilepi (73), një nga Shtipi (72) dhe një pacient nga Strumica (85).

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Maqedoni janë infektuar 25.473 pacientëve, prej të cilëve 18.047 janë shëruar dhe 874 kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco