Greqia e prerë: Kufiri 12 milje është i pa negociueshëm

Greqia e prerë: Kufiri 12 milje është i pa negociueshëm

10:30, 22/10/2020
A+ Aa A-

Greqia ka theksuar se nuk do të diskutoj me Turqinë asnjë çështje që dëmton interesat e vendit dhe vija e kuqe për ta është ruajtja e kufirit 12 milje me Turqinë.

"Për ne, përparësia e parë është të mbrojmë sovranitetin e vendit", thekson Ministri i Shtetit, George Gerapetritis në podcastin e ‘Thema Radio 104.6’ dhe shton: "Vija e kuqe mbetet e drejta jonë e njëanshme, absolute, për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje detare ".

Në këtë kontekst, ai pohon  se Greqia nuk do të bëjë asnjë lëshim: "Ne nuk do të bëjmë lëshime," dhe shton se është I hapur për dialog por pa kërcënime.

"Dialogu përfshin vetëm caktimin e zonave ekonomike ekskluzive të shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike, është çështja e vetme që do të vendoset në tryezë " sqaron Ministri i Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco