Athinë, arrestohet i dyti që tentoi të vriste një foshnje dhe 6 të rritur

Athinë, arrestohet i dyti që tentoi të vriste një foshnje dhe 6 të rritur

08:41, 22/10/2020
A+ Aa A-

Policia në Agrinio në Greqinë perëndimore ka arrestuar të dyshuarin e dytë në përpjekjen për vrasje të dielën e gjashtë të rriturve dhe një foshnjeje një vjeç e gjysmë, njoftoi të mërkurën Policia Greke (ELAS).

Sipas Agrinio News, dy të dyshuarit janë një baba - i cili u arrestua menjëherë pas incidentit të së Dielës - dhe djali, i cili u arrestua të martën.

Të dy akuzohen për sulmin me armë mbi gjashtë të rritur dhe foshnjën në atë që mund të ketë qenë një larje hesapesh midis familjeve rivale në një kamp romësh në zonën e Ai-Vassiliotika.

Të shtatë viktimat u dërguan në spital dhe nuk dihet shkalla e dëmtimeve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco