Rekord rastesh të reja/ Maqedonina e Veriut në alarm, humbin jetën 12 pacientë nga COVID-19

Rekord rastesh të reja/ Maqedonina e Veriut në alarm, humbin jetën 12 pacientë nga COVID-19

18:39, 21/10/2020
A+ Aa A-

Këtë të mërkurë, Maqedonia e Veriut ka shënuar rekord të infektuarish me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë bërë 2.688 testime dhe janë regjistruar 641 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 12 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja janë: 325 janë në Shkup, Kumanovë 26, Dibër 1, Shtip 25, Prilep 38, Tetovë 25, Strugë 5, Veles 10, Manastir 14, Ohër 10, Kavadar 25, Gostivari 11, Gjevgjeli 20, Strumicë 24, Kriva Pallankë 9, Radovish 5, Krushevë 1, Koçani 10, Probishtip 3, Demir Hisar 2, Pehçevë 2, Berovë 3, Vallandovë 3, Vinicë 3, Dellçevë 2, Kratovë 3, Sveti Nikole 3, Kërçovë 18, Resnjë 8 dhe Negotinë 7.

Gjithashtu kanë humbur jetën 12 persona, mes të cilëve tre janë nga Shkupi (52, 73 dhe 85 vjet), një nga Kumanova (59), dy nga Prilepi (78 dhe 75), dy nga Velesi (61 dhe 62), du nga Gostivari (43 dhe 76), një nga Strumica (66) dhe një nga Sveti Nikole.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 24 836 persona mes të cilëve 862 persona kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco