Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Flakë për flakë, Erdogan i përgjigjet deklaratave të Dendias që i bëri në Tiranë, ‘Kërkimet nuk do të ndalojnë’

Flakë për flakë, Erdogan i përgjigjet deklaratave të Dendias që i bëri në Tiranë, ‘Kërkimet nuk do të ndalojnë’

11:50, 21/10/2020
A+ Aa A-

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm grek, i cili i dërgoi një letër Komisionit Evropian duke i kërkuar të vendosen menjëherë masa, pasi sipas tij, Ankaraja po shkel marrëveshjen e unionit doganor.

 Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë shpimet e saj për burime të energjisë në rajonin e Detit të Zi, ku deri më tani ka zbuluar 405 miliardë metra kub gaz natyror, transmeton ‘Anadolu Agency’.

Zbulimi i kësaj fundjave në Detin e Zi që rriti kapacitetin e rezervave të mëparshme të gazit natyror nga 320 në 405 miliardë metra kub, më në fund në një farë mase do të lejojë Turqinë të përmbushë nevojat e saj hidrokarbure. Ai shtoi se anija turke e shpimit "Fatih" do të fillojë operacionet e reja muajin e ardhshëm

Presidenti turk theksoi se më shumë lajme të mira do të ketë për vendin e tij, pasi muajin tjetër anija e shpimit është planifikuar të fillojë operacionet në një pus të ri të Detit të Zi, respektivisht në pusin Turkali 1.

Më tej, Erdogan tha se gazi natyror që do të nxirret do të kontribuojë ndjeshëm në paqen, prosperitetin dhe sigurinë e Turqisë, pasi vendi gëzon përfitime financiare nga zbulimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco