Greqi, fëmijët e arrestuar lirohen në pritje të gjykimit

Greqi, fëmijët e arrestuar lirohen në pritje të gjykimit

08:02, 20/10/2020
A+ Aa A-

Athinë - Pesë të mitur të cilët kishin qenë në arrest policie gjatë fundjavës, pasi morën pjesë në një miting studentor që u prish nga dhuna të premten e kaluar, u lanë të lirë të hënënnë pritje të gjyqit.

Të pestë përballen me akuza penale për sulm ndaj policisë, duke përdorur bomba me benzinë të bëra vetë dhe gurë. Një magjistrat për të rinjtë urdhëroi lirimin e tyre derisa të dilnin para gjyqit, për të cilin nuk u caktua një datë menjëherë.

Një turmë studentësh dhe anëtarësh të opozitës së majtë SYRIZA ishin mbledhur të hënën jashtë kompleksit të gjykatës ashtu si edhe Simos Roussos, kryetari i bashkisë së Halandri ku jeton më i riu i të arrestuarve, një djalë 14 vjeç.

"Fëmijët katërmbëdhjetë vjeç duhet të jenë në shkollë, me prindërit dhe familjet e tyre," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco