Maqedonia e Veriut, 12 viktima dhe 161 të infektuar nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut, 12 viktima dhe 161 të infektuar nga koronavirusi

19:06, 19/10/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut ka kryer në 24 orët e fundit 771 testime te personat e dyshuar të infektuar me Covid 19.

Gjatë kryerjes së testimeve janë konfirmuar 161 të infektuar, Shkupi vijon të ketë numrin më të lartë me infektime ku ditën e fundit janë raportuar 90 të prekur.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën një numër tepër i lartë pacientësh ku sipas raportimeve janë shënuar 12 viktima.

Që nga fillimi pandemisë janë kryer 221 782 testime dhe janë konfirmuar 23 788 të prekur.

Numri i pacientëve të shëruar është 17392, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 5550.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco