Turqia zbulon hartën që e ndan Egjeun në dy pjesë, nervozohen grekët

Turqia zbulon hartën që e ndan Egjeun në dy pjesë, nervozohen grekët

13:17, 19/10/2020
A+ Aa A-

Konflikti në Mesdheun Lindor mes Turqisë dhe Greqisë po vazhdon akoma dhe duket se një zgjidhje e përbashkët është akoma shumë larg pas manovrave të fundit të anijes së kërkimit për energji ‘Oruc Reis’.

Turqia raportohet të ketë zgjatur, në mënyrë të njëanshme zonën turke të kërkimit dhe shpëtimit në Egje, deri në meridianin e 25-të, duke bërë një hap tjetër drejt zgjerimit dhe të ndarjes së Egjeut në gjysmë, duke bllokuar ishujt grekë të Egjeut lindor në një det të juridiksionit turk.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Erdogan Adil Karaismailoglu nxorri hartën ku Egjeu është ndarë në dy pjesë të barabarta, dhe tregon zonën e juridiksionit turk për kërkime.

Harta gjithashtu përfshin të gjithë zonën nga Kreta në Qipro. Kujtojmë që më 1 shtator 2019, Presidenti i Turqisë u fotografua përpara një harte të “Atdheut Blu” prej 462,000 metrash katrorë, që tregon Egjeun të ndarë në gjysmë.

 

“Përshëndetje Fatih, Yavuz dhe Kanuni. Në Atdheun tonë Blu, ne kemi zgjeruar zonën e kërkimit dhe shpëtimit për të përfshirë zonat ku veprojnë anijet tona kërkimore.” Plani i ri i kërkimit dhe shpëtimit.. ! “, Tha Ministri Turk i Transporteve.

Përpjekja e Turqisë në këtë rast shkaktoi edhe  reagimin e Greqisë.

“Zona turke për kërkim dhe shpëtim, e cila u përcaktua në mënyrë arbitrare nga ligji i ri turk, si dhe ai i përcaktuar nga ligji turk i 1988, është e paligjshme për aq sa mbulon fusha të sovranitetit dhe juridiksionit grek, prandaj nuk prodhojnë rezultate ligjore. Përtej kësaj, megjithatë, ajo nuk bazohet në kritere operacionale dhe nuk shërben për qëllimet e sigurisë së jetës njerëzore,” tha Ministria e Jashtme Greke të dielën në mëngjes.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco