Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Erdogan: Grupi i Minskut dështoi me konfliktin e Nagorni-Karabakut, ata qëndrojnë pranë Armenisë

Erdogan: Grupi i Minskut dështoi me konfliktin e Nagorni-Karabakut, ata qëndrojnë pranë Armenisë

13:02, 19/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bashkëkryetarët e grupit të Minskut të OSBE-së: SHBA, Rusia dhe Franca, qëndrojnë pranë Armenisë dhe ofrojnë "të gjitha llojet e mbështetjes me armë".

"Ajo që ndodhi në Irak, Siri, madje edhe në Ballkan në të kaluarën, ndërsa tani në Libi dhe Karabak, na ka treguar se si diskriminimi, shkëputja dhe ndjekja e fitimeve të vogla nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveç gjakut dhe lotëve", tha Erdogan duke folur gjatë kongresit krahinor të partisë së tij në pushtet, Partia për Drejtës dhe Zhvillimi (AK Parti) në provincën juglindore S?rnak.

Grupi i Minskut i OSBE-së u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Malësinë e Karabakut, por nuk arriti ndonjë rezultat.

"Vëllezërit tanë Azerbajxhanas aktualisht janë në një luftë shumë serioze kundër Armenisë. Pse po e luftojnë këtë luftë? Për shkak se ata po luftojnë për të çliruar tokat e okupuara të Azerbajxhanit nga armenët", tha ai, duke shtuar: "Çfarë mund të jetë më e natyrshme se kjo?"

Erdogan theksoi se SHBA, Rusia dhe Franca "nuk i kanë përfunduar këto negociata" për 30 vjet dhe nuk u kanë siguruar tokat njerëzve të Azerbajxhanit.

Përleshjet shpërthyen midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në 27 Shtator dhe Armenia që atëherë ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit që nga java e kaluar.

Një armëpushim i ri, i dyti që kur filluan luftimet përreth Malësisë së Karabakut filloi, u njoftua të shtunën dhe hyri në fuqi në mesnatë.

Armëpushimi i dytë u arrit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë pasi armëpushimi humanitar i mëparshëm më 10 tetor, që kishte për qëllim lejimin e shkëmbimit të të burgosurve dhe tërheqjen e trupave të pajetë, u shkel disa orë më vonë nga sulmet me raketa armene në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 35 të tjerë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco