Sllovenia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, epidemia e Covid 19 ka përparuar ndjeshëm

Sllovenia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, epidemia e Covid 19 ka përparuar ndjeshëm

09:47, 19/10/2020
A+ Aa A-

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, qeveria e Sllovenisë ka shpallur gjendjee jashtëzakonshme, e cila do të jetë në fuqi për muajin e ardhshëm për gjithë vendin.

Duke marrë parasysh se numri ditor i të infektuarve me koronavirus ditët e fundit në Slloveni ka arritur një rekord prej gati 900 rastesh dhe se numri i pacientëve pritet të rritet në periudhën e ardhshme, qeveria sllovene ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore me mundësinë e forcimit të mëtejshëm të masave epidemiologjike.

Në Slloveni, testet kanë treguar se një në pesë qytetarë është pozitiv për koronavirus, prandaj qeveria sllovene ka aktivizuar një situatë emergjente që nga sot, e cila do të jetë në gjendje të forcojë më tej masat shtesë.

Nëse numri i të sëmurëve nga COVID-19 rritet në mënyrë progresive, Sllovenia në mënyrë shtesë do të vendosë ndalesë qarkullimi, ndalimin e lëvizjes gjatë natës, duke ndjekur shembullin e masave aktuale të disa vendeve evropiane. Hapi tjetër mund të jetë mbyllja e qendrave tregtare, salloneve, palestrave, kafeneve dhe restoranteve dhe ndalimi i aktiviteteve dhe garave sportive.

Nëse numri i personave në spitalet sllovene mbetet i lartë, qeveria e kryeministrit Janez Jansha si mundësi të fundit do të aktivizojë "mbylljen", konkretisht mbylljen e shkollave, kopshteve, pezullimin e transportit publik dhe pjesë të ekonomisë.

Sllovenia të premten regjistroi rekord prej 897 rastesh me koronavirus.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco