Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Athina në alarm/ Anija turke i afrohet Greqisë më pranë se kurrë

Athina në alarm/ Anija turke i afrohet Greqisë më pranë se kurrë

20:57, 18/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme është përshkallëzuar akoma më shumë situata mes Greqisë dhe Turqisë për kufirin detar.

Anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve, raportojnë mediat greke.

“Lundrimi i anijes turke të kërkimit ngre pikëpyetje në lidhje me rrjedhën e flotës turke dhe qëllimin e Ankarasë për të dërguar “Oruc Reis” edhe më afër Kastelorizo” shkruan Protothema.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare greke është duke monitoruar minutë pas minute lëvizjen e “Oruc Reis” në zonën e shelfit kontinental. Por Turqia thotë se anija kërkimore mund të arrijë deri në një distancë prej 6.5 milje nga Kastellorizo.

Kështu Erdogan sfidon Greqinë duke pretenduar hapur se Athina nuk ka të drejtë që të shtrijë ujërat territoriale 12 milje detare, por vetëm 6.

Një “Tetor i kuq” në marrëdhëniet greko-turke, me Ankaranë që vijon që të përshkallëzojë tensionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco