Greqia do zgjasë shërbimin ushtarak/ Ministri i Mbrojtjes: Do ndihmojë në forcimin e ushtrisë

Greqia do zgjasë shërbimin ushtarak/ Ministri i Mbrojtjes: Do ndihmojë në forcimin e ushtrisë

20:48, 18/10/2020
A+ Aa A-

Greqia po kërkon të forcojë ushtrinë nëpërmjet rekrutimeve të reja dhe zgjatjes së afatit të shërbimit ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka njoftuar se së shpejti qeveria do të marrë vendimin për të zgjatur shërbimin ushtarak nga 9 në 12 muaj të detyruara për të gjitha kategoritë e qytetarëve që mund ta kryejnë me detyrim.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë që ushtria greke të forcohet me elementë të rinj, kryesisht në Evros ku do të vijnë shumica për të shërbyer.

Greqia ka tashmë probleme të mëdha në kufirin detar lindor, nga njëra anë me Turqinë dhe nga ana tjetër dyndjet e refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco