‘Dragoi i Instagramit’/ Kush është pedofili 29 vjeçar që rekrutonte vajza të mitura në Greqi

‘Dragoi i Instagramit’/ Kush është pedofili 29 vjeçar që rekrutonte vajza të mitura në Greqi

16:18, 17/10/2020

Tri vajza të mitura ranë pre e një pedofili 29-vjeç nëpërmjet rrjeteve sociale.

Rasti i rëndë është regjistruar në Greqi.

Si  29-vjeçari arriti nëpërmjet profileve fallco të shkaktonte presion tek të miturat:

Ai kishte krijuar dy profile në “Instagram”, njëri me emrin e “Iliana” dhe tjetra statusin e të cilës e kishte “menaxher modelesh” me një tarifë prej 300 euro për çdo vajzë.

Kjo ishte rruga e komunikimit me të cilin 29-vjeçari synonte të kontaktonte të miturat.

Institucionet e Krimit Kompjuterik që nga muaji qershor kishin vënë re rritje të ankesave të prindërve, më konkretisht prindër të dy fëmijëve, rreth moshës 12-vjeç.

Por situata u rëndua edhe më shumë kur një prej fëmijëve (vajza) pranoi presionet dhe këmbënguljen për tu takuar, me personin në fjalë.

 

“Të takohemi nga afër për të bërë një foto”, ishte pyetje drejtuar nga 29-vjeçari nëpërmjet adresës me emrin “Iliana”.

Ndërhyrja e policisë bëri të mundur arrestimin e tij, ndërsa u zbuluan edhe shumë detaje nga e kaluara.

I njohur si “Dragoi i Instagramit”, Policia zbuloi se në vitin 2017 ishte arrestuar në Lamia, po për të njëjtin krim, ndonëse nuk ishte e qartë nëse ishte liruar nga akuza.

Po ashtu mediat greke shkruajnë se fëmijët e përfshirë në këtë situatë nuk u thirrën për të dëshmuar, për të mos përjetuar më shumë trauma nga ky proces i dhimbshëm, por prindërit e tyre treguan me detaje se çfarë përjetuar fëmijët e tyre.

Ata u shprehën se kishin vënë re ndryshime të sjelljes tek fëmijët e tyre, por pa mundur të kuptonin se çfarë i shqetësonte, shkruajnë mediat greke.

29-vjeçari duke e konsideruar një pasion “të sëmurë”, kishte kërkuar të ndiqej nga një psikiatër.

Për momentin Policia nuk ka mundur të përcaktojë se kur ka filluar “të kontaktojë me fëmijë të mitur” duke mos zbuluar as numrin e saktë viktimave.

Celulari dhe kompjuteri i tij janë dërguar në Laboratorët e Mjekësisë Ligjore të EL. AS.

Theksohet se në fund të qershorit ka kontaktuar një tjetër vajze të mitur, me adresën “Iliana” duke u prezantuar si punonjëse private e një agjencie modelimi e cila po kërkon fytyra të reja për reklama dhe fushata të brendshme të kompanisë.

Duke këmbëngulur ka arritur që të binde vajzën t’i dërgonte foto dhe video krejtësisht e zhveshur.

Pas arritjes së këtij qëllimi, më pas ka kërkuar që të takohej personalisht nga afër për ta fotografuar.

Po në të njëjtën kohë ka nisur komunikimin edhe me një shoqe të vajzës, duke bërë bisedën të besueshme.

“Iliana” tashmë i kishte bindur vajzat e vogla se ishin duke hedhur hapa drejt karrierës dhe botës së modës dhe shoëbiz-it.

Ndërsa vajza e tretë e cila ka rënë “pre” e këtij komunikimi është treguar mosbesuese dhe nuk ka pranuar që të dërgojë foto dhe video.

Çfarë ka deklaruar 29-vjeçari pas arrestimit:

Policia ka treguar se kishte një sjellje mjaft normale duke mos shfaqur asnjë veprim dyshues, madje nuk është përpjekur thotë të kundërtën, sipas policisë.

“E pranoj. Por unë dua që ju ta dini se unë kam një problem. Kam një problem me të miturit. Unë kam një moment që nuk mund ta kontrolloj. Unë kërkoj që kjo të shqyrtohet nga një specialist dhe një psikiatër të më shohë “, mësohet se i ka thënë i akuzuari oficerëve.

Sipas oficerëve të policisë, psikologëve dhe sociologëve të fëmijëve, pedofilët i përkasin një kategorie të veçantë njerëzish.

Këta janë njerëz që kanë një aftësi të veçantë për të ndikuar në viktimat e tyre.

Në shumicën e rasteve ata veprojnë sipas një plani të mirëmenduar.

Ata mësojnë detaje rreth viktimave të tyre dhe ndërtojnë marrëdhënie besimi. Duke përdorur mirësinë, besimin, por edhe të mirat materiale, dhuratat e vogla, si joshje.

Ata arrijnë të joshin fëmijët dhe më e rëndësishmja sigurojnë heshtjen e tyre në mënyrë që të mos zbulohet nga askënd se çfarë gjëra të tmerrshme kanë përjetuar ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco