Rekord shifrash/ 6 të vdekur dhe 438 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rekord shifrash/ 6 të vdekur dhe 438 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

21:27, 16/10/2020

Në 24 orët e fudnit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar sërish shifra të larta të rasteve me koronavirus.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat iu referohen 2,306 testeve të kryera në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 438 persona të infektuar me COVID-19, ndërkohë që 6 persona kanë ndërruar jetë.

Viktimat janë tre nga Shkupi dhe nga një në qytetet e Kriva Pallankës, Shtipit dhe Strumicës. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, gjithsej 200 persona, ndërsa qytetet tjera me numrin më të madh janë Strumica me 30 raste, Tetova me 21 dhe Kumanova 21 të infektuar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi ka arritur në 22,607 persona nga të cilët, 821 kanë humbur jetën, 16,949 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 4,873.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco