Rekord shifrash/ Konfirmohen 6 viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rekord shifrash/ Konfirmohen 6 viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19:38, 15/10/2020

Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish shifra të larta infeksioni, ku në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 535 raste të reja me COVID-19 nga  2.445 teste të kryera.

Shpërndarja gjeografike sipas qyteteve: Shkup-277, Kumanovë-17, Dibër-7, Shtip-22, Prilep-26, Tetovë-18, Strugë-8, Veles-10, Manastir-13, Ohër-4, Kavadar-4, Gostivar-5, Gjevgjeli-24, Strumicë-30, Kriva Pallankë-2, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Vallandovë-5, Vinic-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-15, Resnjë-8, Negotin-5.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 168 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, gjashtë persona humbën jetën në spital, pacientë nga Manastiri (66), Kumanova (57), Prilepi (72), Sveti Nikollë (69), Veles (67) dhe Negotinë (55).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 22.170.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco