Rëndohet Athina: 40 raste me COVID brenda azilit të të moshuarve Athinë, nis transferimi i pacientëve nga azili për në spitale

Rëndohet Athina: 40 raste me COVID brenda azilit të të moshuarve

11:42, 01/10/2020
A+ Aa A-

Shëndetësia dhe autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë mbyllur me rreptësi,  një azil të moshuarish në qendër të Athinës, në Agios Panteleimonas pas shpërthimit të infeksioneve të koronavirusit në këtë institucion.

Sipas rregullave të reja, askush nuk do të lejohet brenda ose jashtë objektit përveç personelit, me ndalimin që zbatohet edhe për furnizuesit deri më 9 tetor.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore filluan transferimin e pacientëve të azilit të pleqve në spitalet në kryeqytetit grek që janë të pajisur për t'u marrë me rastet e koronavirusit të enjten në mëngjes.

Të paktën 40 persona - personel dhe pacientë – në këtë strukturë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus  më tani, tha kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), Panagiotis Arkoumaneas, për Skai TV.

Duke vizituar institucionin të mërkurën në mbrëmje pasi u raportua shpërthimi, kreu i komitetit të ekspertëve të qeverisë për krizën e koronavirusit, profesori i epidemiologjisë Sotiris Tsiodras, dha alarmin për rritjen e numrit të infeksioneve të reja që raportohen në kryeqytetin grek.

"Gjërat nuk po shkojnë mirë në Athinë," tha Tsiodras, disa orë pasi EODY raportoi 354 raste të reja, nga të cilat 195 ishin në rajonin e Atikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco