Miratohet ligji për simbolet kombëtare/ Ja çfarë flamuri do përdorin Shqiptarët në Malin e Zi

Miratohet ligji për simbolet kombëtare/ Ja çfarë flamuri do përdorin Shqiptarët në Malin e Zi

20:47, 28/09/2020
A+ Aa A-

Pas nënshkrimit të ligjit për simbolet kombëtare, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.

Qeveria malazeze miratoi ligjin që I jep mundësi komuniteteve kombëtare të përdorimin flamujt, himnet dhe ditë e festat e tyre kombëtare.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar me shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.

Si stemë do të ketë shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Ndryshe, Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë gjersa Këshilli i Romëve në Mal të Zi, ka vendosur të përdorë flamurin kaltër e gjelbër të miratuar në vitin 1971.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco