Rasti ‘Tanku’/ Ish-ministrja e Brendshme dënohet me 4 vite burg për shpërdorim detyre

Rasti ‘Tanku’/ Ish-ministrja e Brendshme dënohet me 4 vite burg për shpërdorim detyre

18:04, 28/09/2020
A+ Aa A-

Gjykata Supreme konfirmoi dënimin për rastin ”Tanku”, ku ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska është dërguar në burg.

Vijon prej vitesh procesi gjyqësor i saj dhe ish-kryeministrit Gruevski, por së fundmi Supremja dha vendimin e prerë që ajo të vuajë 4 vite burg për shpërdorim detyre.

Pikërisht cështja ”Tanku”, që ka të bëjë me tenderin për blerjen e një automjeti 600 mijë euro për llogari të ish-kryeministrit Gruevski, detyroi këtë të fundit të largohet nga Maqedonia e Veriut për në Hungari.

Ai duhet të vuajë 2 vite burg, por nuk u dorëzohet autoriteteve pasi fitoi azil në Hungari. Jankullovska do të vuajë dënimin prej 4 vitesh burg në Idrizovë, kurse nga kjo ngjarje nuk shpëtoi as ish- zyrtari Gjoko Popovski që mori dënim edhe më të madh, 9 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/09/2020 07:57

Sillini për ca ditë në Shqipëri ata gjykatës e prokurorë nga Maqedonia, pirdhinë më të SPAK-ut dhe organeve të "drejtësisë të re" të Sorosit. Këta qeveritarët tanë në krahasim me atë maqedonsen, duhen fut në burg me nga 400 vjet, për sa kanë vjedh e kanë shpërdoruar detyrën, për sa trafiqe droge e pastrim parash të krimit kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë. I pari në burg duhet futur SPAK-u.

Shto koment

Denonco