‘Jemi pronarë në Mesdhe’/ Erdogan mesazh Greqisë dhe BE-së: Nuk do të ketë paqe nëse…

‘Jemi pronarë në Mesdhe’/ Erdogan mesazh Greqisë dhe BE-së: Nuk do të ketë paqe nëse…

17:43, 28/09/2020
A+ Aa A-

Përsa i përket tensionit në Mesdheun Lindor, nuk kanë të ndaluar kërcënimet drejt Greqisë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Nga njëra anë, ai duket i hapur për dialog me Greqinë dhe BE-në, nga ana tjetër, kujdeset që të kujtojë se ky dialog do të zhvillohet me kushtet e tij, shkruajne mediat greke.

“Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë“, tha Erdogan, gjatë një konference në Stamboll, duke dërguar një mesazh të qartë në lidhje me pozicionin e Turqisë përpara takimit të ardhshëm të BE.

“Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë. Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë anash Turqinë dhe turqit qipriotë”, shtoi ai.

“Ka interesa ekonomike prapa provokimeve në Mesdheun Lindor “, tha Erdogan, ndërsa shtoi: “Disa e kanë kthyer Mesdheun në një varrezë refugjatësh.”

Menjëherë pas këtyre deklaratave të forta, Erdogan tha: ”Si një komb që është vazhdimi i Perandorisë Osmane, ne duam që një klimë paqeje të mbizotërojë në rajon. Ne mund t’i zgjidhim problemet në Mesdhe, jo me përjashtime, por me të gjithë lojtarët përreth të njëjtës tryezë.”

Dhe në përfundim theksoi: “Le ta kthejmë Mesdheun në një legen paqeje. Le të mos i ndotim ujërat e tij me armiqësi të reja.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco