Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Cikloni Ianos ka kaluar, Greqia fillon të bëjë bilancet

Cikloni Ianos ka kaluar, Greqia fillon të bëjë bilancet

15:50, 28/09/2020
A+ Aa A-

Greqia ka përveshur mëngët dhe tani fillon të rindërtojë atë që cikloni Ianos e shkatërroi gjatë kalimit të tij në brigjet helene.

Në mbarë vendin u raportuan 3 viktima. I fundit ishte një 62-vjeçar i cili u zu poshtë nga çatia e shtëpisë se tij, në Kardhicë, në Greqinë qendrore.

Po në të njëjtën zonë fryrjet e lumit bënë që ujërat e tij të gërryejnë shtratin deri në pikë kritike për shkatërrimin e qendrës spitalore të qytetit. Problem i madh raportohet në prodhimet bujqësore te zonës. Fermerët nuk arritën të mbledhin dot prodhimin e tyre duke e konsideruar tanimë të humbur.

Stuhia ka prekur kryesisht ishujt e Itakës, Zakqinthit, Lefkadhës e Kefaloniasë. Madje, tek ky i fundit shkatërrimet u cilësuan si biblike. Kryetari i një prej komunave më të prekura, Samit, Gerasimos Mnia tregon detajet.

“Të gjitha banesat në Shën Efimi dhe Aso janë përmbytur. Banorët kanë mbetur vetëm me rrobat që mbanin veshur, nuk morën asgjë. Infrastruktura është shkatërruar. Shumë rrugë janë bërë të pakalueshme. të njëjtën gjë mund të them edhe për rrjetin elektrik. Gjendja paraqitet katastrofike. me ndihmën e emergjencave civile po mundohemi të pastrojmë çfarë të mundemi. Gjendemi përpara stinës së dimrit dhe në këtë situatë rrezikojmë çdo herë që ka për të rënë shi”, tregon Mnia.

Të njëjtën gjë pohojnë edhe vetë banorët. “Dyqanit tonë iu rrëzuan të gjitha tjegullat dhe i mblodhëm, sot po i vëmë në vend. Dëme të mëdha na ka shkaktuar por do t’ia dalim”, thotë njëra prej tyre.

Si pasojë e prishjes së këtij aksi të gjithë banorët e zonës do duhet t’i bien përqark ishullit për të arritur në port. “Jetojmë në ishull dhe porti është pika e vetme lidhëse me pjesën tjetër të vendit”, thonë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco