VIDEO/ Turqit acarojnë helenët me veprimin e fundit ndaj flamurit grek, reagon Ministria e Jashtme

VIDEO/ Turqit acarojnë helenët me veprimin e fundit ndaj flamurit grek, reagon Ministria e Jashtme

17:25, 27/09/2020
A+ Aa A-

Në një deklaratë ditën e sotme, Ministria e Jashtme Greke dënon dhunimin e flamurit grek në Kastelorizo, ditën e djeshme, nga nacionalistët turq , duke vënë në dukje se veprime si ai rrisin perspektivat e de-përshkallëzimit të tensioneve.

Ministria i bën thirrje Ankarasë që të çojë para drejtësisë përgjegjësit.

“Veprime të tilla të papranueshme kanë për qëllim të rrisin perspektivat e përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve. Ne presim që autoritetet turke të dënojnë dhe hetojnë menjëherë incidentin, në mënyrë që ata që janë përgjegjës të mund të dalin para drejtësisë”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së jashtme Greke.

Të shtunën në mëngjes, një ekip i Inxhinierëve nacionalistë turq në Kastelorizo kishin vizatur mbi shkëmbinj flamurin grek dhe kishin hedhur mbi të bojë të kuqe.

Flamuri grek ishte vizatuar në shkëmbinjtë, mbi portin e ishullit në një zonë që të shihet edhe nga ana e Turqisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco