Takimi Serbi-Kosovë shtyhet nga pandemia e Covid 19

Takimi Serbi-Kosovë shtyhet nga pandemia e Covid 19

12:28, 26/09/2020
A+ Aa A-

Takim i radhës në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, i parashikuar që të zhvillohej të hënën në Bruksel, është shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin.

Lajmi u dha në Twitter nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili nuk dha datë tjetër.

Lajçak kishte njoftuar se të hënën do të zhvillohej takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç. Ai tha se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco