Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

3 viktima dhe 286 raste të reja me COVID-19/ Greqia merr masa shtesë

3 viktima dhe 286 raste të reja me COVID-19/ Greqia merr masa shtesë

19:02, 25/09/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Greqia ka konfirmuar 286 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19, por kjo s’ka mjaftuar që qeveria mos marrë masa shtesë.

Rajoni më problematik mbetet Attika ku është Athina dhe zv/ministri i brendshëm i ngarkuar për Emergjencat Civile,  Nikos Hardalias ka njoftuar masat e reja në kryeqytet deri më 4 tetor.

Shqetësimi kryesor mbeten grumbullimet e të rinjve kryesisht në vendet ku shitet dhe serviret alkool. Prandaj me masën shtesë, në Athinë ndalohen pas mesnate deri në 5 të mëngjesit kioskat, kantinat e verës dhe tregjet e vogla.

Kjo masë është në fuqi për 10 ditë, por Hardalias paralajmëron se në rast se nuk funksionojnë, atëhere qeveria s’do ngurojë të marrë masën e karantininimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco