‘Konflikti me Turqinë’, Mitsotakis në OKB: I zgjata dorën e miqësisë Erdoganit, por ai u përgjigj me…

‘Konflikti me Turqinë’, Mitsotakis në OKB: I zgjata dorën e miqësisë Erdoganit, por ai u përgjigj me…

18:58, 25/09/2020
A+ Aa A-

Në fjalën e tij në OKB, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur dhe për konfliktin me Turqinë në Mesdheun Lindor.

Sipas Mitsotakis, ai vetë i ka zgjatur si kryeministër i Greqisë dorën e miqësisë e bashkëpunimit Erdoganit dhe Turqisë, madje i ofroi që vendi i tij të ishte urë lidhëse mes BE e Turqisë.

Por këto oferta, sipas tij Erdogan iu përgjigj me agresion, provokime dhe ka zgjetur tashmë rrugën e papajtueshmërisë.

Prej Asamblenë e Përgjihshme në 75-vjetorin e themelimit të OKB, Mitsotakis i bëri thirrje Erdoganit që në qoftë se beson tek OKB të veprojë sipas vlerave të tyre.

Mitsotakis gjithashtu kërkoi një zgjidhje reciproke të pranueshme Greqi-Turqi për detin, ose në rast mospajtimi atëhere çështja të shkonte në Hagë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco