‘I forti’ i Beogradit u hodh në erë me bombë në makinë, zbulohen pistat ku po heton policia. Kush dyshohet

‘I forti’ i Beogradit u hodh në erë me bombë në makinë, zbulohen pistat ku po heton policia. Kush dyshohet

08:48, 24/09/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar për 50-vjecarin që vrau “të paprekshmin” e Beogradit, Strahinja Stojanoviç, 30 vjeç duke i vendosur bombë nën automjetin e tij BMË X5 më 13 Shtator. Interpoli ka lëshuar urdhër për të arrestuar të dyshuarin Milivoje L., 50 vjeç.

Hetimi për motivin e krimit aktualisht po shkon në dy drejtime. E para i referohet lidhjes së Stojanoviç me vrasjen e Dragoslav Mišo Ognjanovi, avokati i rivalit të tij Luka Bojoviç. Një tjetër pistë hetimi shkon në drejtim të një grupi kriminal nga Beogradi, me të cilin Stojanoviç dyshohet se u fut në një konflikt për shkak të dy kilogramëve kokainë. Një burim për mediat seber ka zbuluar se Stojanoviç mashtroi një grup narkotroge dhe se ata nuk e kishin falur atë.

Stojanoviç ishte shënjestër e sulmit me bombë edhe në vitin 2018, por më pas nga një fat i plotë, sepse ai harroi telefonin e tij celular në apartament dhe i mbijetoi shpërthimit të makinës në të cilën ishte edhe e dashura e tij e atëhershme, Mis Marbella.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion që tregon se i ndjeri ishte në konflikt të drejtpërdrejtë me Milivoje L., i cili gjithashtu banon në Serbi, por nuk ka banuar në atë adresë për 14 vjet. Burimi tregon se ai ishte punësuar për ‘zhdukje’, pasi është person që i njeh mirë pajisjet shpërthyese.

Si ndodhi vrasja? Mediat serbe thonë se 30-vjeçari Strahinja Stojanoviç ishte ndjekur për 8 kilometra.

Kamerat e sigurisë filmuan një person që qarkullonte me biçikletë dhe kur automjeti shpërtheu në flakë, bëri një telefonatë për të aktivizuar bombën poshtë mjetit. Policia serbe zbuloi se vrasësi kishte qenë më parë në garazhin ku kishte makinën 30-vjeçari dhe vendosi lëndën plasëse ushtarake P-500.

Ndërkohë pasi i shpërtheu makinën, vrasësi nga Bosnja Hercegovina ia mbathi duke iu drejtuar kufirit për tu larguar nga Serbia.

Në momentin e shpërthimit, Stojanoviç ndodhej në makinë me missin dhe modelen kolumbiane, Sonja Suarez Gomez, e cila pësoi vetëm disa lëndime të lehta. Shpërthimi ishte i tmerrshëm, kishte shumë makina në atë kohë afër X5 që digjej dhe fatmirësisht nuk pati viktima. 30-vjeçari ndodhej në automjet dhe kishte humbur të dyja këmbët, ku pavarësisht dëmeve të shumta, ai arriti të bisedonte me mjekët e ndihmës së shpejtë, por që nuk mundi të mbijetonte.

Mediat thonë se “i paprekshmi” ishte pjesë e klanit Saranoviç, të cilët ishin rivalë me Luka Bojoviç dhe lufta mes tyre për 6 vite ka shkaktuar 50 viktima.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco