Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

VIDEO/ Erdogan sulmon ashpër Izraelin në OKB, largohet nga salla përfaqësuesi Izraelit

VIDEO/ Erdogan sulmon ashpër Izraelin në OKB, largohet nga salla përfaqësuesi Izraelit

10:45, 23/09/2020
A+ Aa A-

Kritikat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndaj Izraelit në fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) bënë që përfaqësuesi izraelit në OKB të largohet nga salla, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, u largua nga salla derisa presidenti Erdogan foli nëpërmjet video-mesazhit në sesionin e 75-të të AP të OKB-së në temën për "Politikat e presionit, dhunës dhe frikësimit" të Izraelit kundër Palestinës.

Populli i Palestinës prej një kohe të gjatë për më shumë se një gjysëm shekulli po i reziston politikave të Izraelit të shtypjes, dhunës dhe frikësimit. Kur dokumenti i dorëzimit, i cili u përpoq t‘i imponohej palës palestineze nën emrin 'Marrëveshja e Shekullit' u refuzua, Izraeli përshpejtoi përpjekjet për të pushtuar kalanë nga brenda me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij", tha Erdogan duke shtuar:

"Ne si Turqi nuk do të mbështesim asnjë plan pa pëlqimin e popullit palestinez. Bashkangjitja e disa vendeve të rajonit në këtë lojë nuk është asgjë tjetër përveçse shërbim ndaj përpjekjeve të Izraelit për të gërryer (ezauruar) parametrat ndërkombëtare. Vendet që kanë deklaruar qëllimin e tyre për të hapur ambasadë në Jerusalem në kundërshtim me rezolutat e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, me këtë qëndrim të tyre shërbejnë vetëm për ta bërë konfliktin edhe më të komplikuar".

Më tej presidenti Erdogan theksoi se: "Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me krijimin e një shteti të pavarur palestinez, sovran dhe gjeografikisht të vazhdueshëm mbi bazën e kufijve të vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Zgjidhjet tjera përveç kësaj janë të kota, të njëanshme dhe të padrejta".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco