‘OKB dështoi edhe një herë’/ Erdogan i ashpër: Nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as t’u jap fund atyre që kanë nisur

‘OKB dështoi edhe një herë’/ Erdogan i ashpër: Nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as t’u jap fund atyre që kanë nisur

22:46, 21/09/2020
A+ Aa A-

Sipas Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, ‘një Këshill i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), që lë fatin e 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve, nuk është as i drejtë dhe as i qëndrueshëm’.

Në përvjetorit e 75-të të OKB-së, në fjalën e tij presidenti Erdo?an theksoi se, “pavarësisht nga idealet e përcaktuara, sistemi i OKB-së nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as t’u jap fund atyre që tashmë kanë filluar”, raporton Anadolu Agency.

“Nuk mund t’i tejkalojmë sfidat e sotme përmes strukturave të krijuara për nevojat e shekullit të kaluar”, tha Erdo?an.

Sipas presidentit turk, “krijimi i qendrës së OKB-së në Stamboll, në kryqëzimin e kontinenteve, do të mbështesë përpjekjet për paqe dhe stabilitet global”

“Njerëzimit i nevojitet përfaqësim demokratik, transparent, të përgjegjshëm, efektiv dhe të barabartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha presidenti Erdo?an.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco