‘F**k you Erdogan’/ Gazeta greke titull fyes, i hedh ‘benzinë zjarrit’ mes dy vendeve

‘F**k you Erdogan’/ Gazeta greke titull fyes, i hedh ‘benzinë zjarrit’ mes dy vendeve

13:17, 21/09/2020
A+ Aa A-

Mediat greke shkruajnë se Presidenti turk ka paraqitur një ankesë penale kundër drejtuesve kryesorë të së përditshmes ‘Dimokratia’.

Ministria e jashtme e Turqisë ka dënuar publikisht një artikull të Greqisë, ndërsa ‘ankesat’ ia paraqiti ambasadorit grek.

 ‘Në emër të qeverisë turke, dënoj me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit tonë, në faqen e parë të një gazete ekstreme të djathtë’, shkroi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në presidencën Turke, në një letër drejtuar Zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas.

Altun i kërkoi Greqisë të vinte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për veprimin ‘e turpshëm’.

Ministria Greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se përdorimi i gjuhës ofenduese është i dënuar, por shtoi se liria e Shtypit është plotësisht e mbrojtur në Greqi, shkruan AbcNews.

Më poshtë njoftimi i plotë :

 ‘Liria e shprehjes dhe liria e Shtypit janë plotësisht të mbrojtura në Greqi.

Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të mos i fyer personalitetin ndonjë individi, veçanërisht të një udhëheqësi të huaj.

Përdorimi i gjuhës ofenduese është në kundërshtim me kulturën politike të vendit tonë dhe mund të dënohet’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco