Pasojat shkatërrimtare të ciklonit ‘Ianos’/ Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa ishuj

Pasojat shkatërrimtare të ciklonit ‘Ianos’/ Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa ishuj

19:43, 18/09/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e ciklonit mesdhetar që ka goditur jugun e vendit, në ishujt Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtë zakonshme për 6 muaj.

Mbrojtja Civile në vend njoftoi se:

“Për reagimin e menjëhershëm të emergjencave dhe menaxhimin e pasojave që mund të vijnë nga ngjarje ekstreme të motit që prekin tashmë pjesën më të madhe të vendit tonë (Cikloni Mesdhetar Janos), me urdhër të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes së Politikave dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalia dhe vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vassilios Papageorgiou, Njësitë Rajonale të mëposhtme janë deklaruar në një gjendje të Mobilizimit Special të Mbrojtjes Civile: Evritania, Fthiotida, Evia dhe Viotia, nga 18-09-2020…”

Veç këtyre, në ishujt, Ithaca dhe Zakynthos u shpall gjendja e Emergjencës. Kjo gjendje do të jetë në fuqi për gjashtë muaj.

Cikloni sub-tropial që ka prekur Mesdheun ka sjellë me vete erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco