Sërish shifra të larta infeksioni në Greqi/ Konfirmohen 359 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID-19

Sërish shifra të larta infeksioni në Greqi/ Konfirmohen 359 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID-19

18:46, 18/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan për 359 raste të reja  të koronavirusit, nga të cilat 39 janë identifikuar në portat hyrëse në vend.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 14738.

Ndërkohë, 71 pacientë trajtohen në intubim dhe 177 pacientë janë liruar nga spitali.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 2 vdekje të tjera,  duke shkuar numri total në 327 viktima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco