PE miraton rezolutën kundër Turqisë/ 'Ankaraja ti japë fund veprimeve kundër Greqisë dhe Qipros, ndryshe…'

PE miraton rezolutën kundër Turqisë/ 'Ankaraja ti japë fund veprimeve kundër Greqisë dhe Qipros, ndryshe…'

17:57, 18/09/2020
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian, me 601 vota pro, 57 kundër dhe 36 abstenim, miratoi një rezolutë që dënon veprimet e paligjshme të Turqisë në zonën ekonomike ekskluzive të Greqisë dhe Qipros, ndërsa përsëriti solidaritetin e me këto dy të fundit.

Gjithashtu PE shprehu shqetësim në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak, midis vendeve anëtare të BE dhe një vendi kandidat dhe i bën thirrje Këshillit të marrë në konsideratë sanksione shtesë në rast të mosrespektimit të ligjeve nga Ankaraja, shkruajnë mediat vendase.

Përpara takimit të Këshillit Evropian në 24 dhe 25 Shtator, i cili do të shqyrtojë përshkallëzimin e rrezikshëm dhe rolin e Turqisë në Mesdheun Lindor, eurodeputetët shprehën solidaritetin e tyre të plotë me Greqinë dhe Qipron dhe deklaruan se BE është e qartë dhe e vendosur për të mbrojtur interesat e tyre.

Eurodeputetët i kërkuan Turqisë që të përfundojë menjëherë kërkimet e paligjshme dhe shpimet në Mesdheun Lindor, të mos shkelë hapësirën ajrore Greke dhe ujërat territoriale Greke dhe Qipriote dhe të ndalojë “retorikën nacionaliste”.

Në fund, Parlamenti Evropian theksoi nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të shmangur sanksionet ndaj Turqisë dhe i bëri thirrje Këshillit të përgatisë masa të mëtejshme në rast të mos progresit me Ankaranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xj18/09/2020 19:24

NDRYSHE DO TI HANI KOKRREN E MUTIT.

Shto koment

Denonco