Greqia goditet nga cikloni ‘Ianos’/ Varka me dhjetëra emigrantë humb kontrollin, shënohen dëme të shumta

Greqia goditet nga cikloni ‘Ianos’/ Varka me dhjetëra emigrantë humb kontrollin, shënohen dëme të shumta

16:57, 18/09/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e ciklonit mesdhetar “Ianos” që ka përfshirë Greqinë, një barke me rreth 50 migrantë ka humbur kontrollin ne zonën detare midis Katakolos dhe Kyparissia.

ZëvendësMinistri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias ka deklaruar se për shkak të erërave të forta asnjë anije shpëtimi nuk mund ti afrohet dhe se mëngjesin e së premtes se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt e Jonit si: Zakynthos, Qefaloni dhe Itakë.

Erëra të fuqishme me shpejtësi 80 km në orë kanë goditur ishujt dhe reshje të denduar janë regjistruar në Itakë. Në të tre ishujt e Jonit ka pasur peme te shkulura, ose te thyera nga fuqia e erës, barka te mbytura dhe disa zona banimi të permbytura.

Shërbimi i mbrojtjes civile ka paralajmëruar që cikloni po lëviz në gadishullin e Peloponezit dhe më pas do të prekë Greqinë qendrore dhe do te vazhdojë të godasë vendin deri të dielën në mëngjes, ndërsa orët e ardhshme deri në mëngjesin e së shtunës janë më kritiket.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco