Erdogan: Turqia pret që BE të jetë e paanshme

Erdogan: Turqia pret që BE të jetë e paanshme

09:45, 18/09/2020

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel, ku në veçanti është diskutuar Mesdheu Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Drejtoria e Komunikimit e Turqisë bëjnë të ditur se presidenti Erdogan i tha Michel-it se Turqia pret që organizatat e BE-së dhe vendet anëtare të miratojnë një qëndrim objektiv dhe konsekuent për të gjitha çështjet rajonale, veçanërisht për Mesdheun Lindor, pa u mashtruar nga provokimet.

Erdogan përsëriti se Turqia është e hapur për një zgjidhje që mbron të drejtat e të gjitha palëve me një dialog miqësor dhe negociata të bazuara në drejtësi.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia me vendosmëri do të vazhdojë të mbrojë të gjitha të drejtat dhe interesat e saj kudo dhe çdo herë kundër të gjitha iniciativave që injorojnë të drejtat e saj me hapa të njëanshëm.

Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet Turqi-BE dhe zhvillimet e tjera rajonale, thuhet në njoftim.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco