Maqedoni e Veriut: Nëse lehtësohet situata, nxënësit do të rikthehen gradualisht në shkolla

Maqedoni e Veriut: Nëse lehtësohet situata, nxënësit do të rikthehen gradualisht në shkolla

08:45, 18/09/2020
A+ Aa A-

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi dje në Alsat se kufizimi i numrit të nxënësve në shkolla, ndjekja e orëve nga klasa e parë deri në të tretën bëhet për t’u mbrojtur sistemi shëndetësor nga mbingarkimi i spitaleve, në rast të rritjes së madhe të numrit të pacientëve me grip sezonal dhe Covid-19 në muajt e ardhshëm.

“Nëse pasqyra epidemike është e mirë, në fillim të nëntorit do të japim leje që ndonjë grup tjetër fëmijësh të jetë i pranishëm fizikisht. Klasa e katërt, e pestë, e gjashtë …, ndoshta viti i parë i shkollës së mesme… Ne duam të shohim se çfarë efekti do të ketë ndaj pasqyrës epidemike në shtator në fund, pastaj në tetor, që të dimë çfarë rekomandimesh duhet të japim për dy muajt e fundit të vitit”, tha Filipçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco