Uragani në Detin Jon gati të godasë Greqinë, autoritete japin alarmin

Uragani në Detin Jon gati të godasë Greqinë, autoritete japin alarmin

13:04, 17/09/2020
A+ Aa A-

Autoritete greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rreth 8 zona, pas parashikimit se një ciklon do të godasë detin Jon.

Shkencëtarët parashikojnë skenarë të ndryshëm për rrjedhën e stuhisë dhe pjesa që do të ndikojë në territorin grek, duke theksuar se fenomene si kjo, janë jashtëzakonisht të paparashikueshme dhe të vështira për të vlerësuar saktë ecurinë e tyre, por edhe intensitetin në nivelin lokal.

Kryetari i Komitetit Kombëtar për Ndryshimet Klimatike dhe Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Costas Synolakis , sugjeroi “evakuime, të paktën në zonat bregdetare, sepse deti do të dalë në rrugë ” .

“Banorëve të Greqisë Perëndimore duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë”, theksoi ai

“Jini të përgatitur për skenarin më të keq” , shtoi ai, duke vënë në dukje se mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë në zonat e goditura nga moti i keq.

Ekziston një vlerësim për 200 tonë ujë për hektar , i cili nëse konfirmohet, është ekuivalente me përmbytje të mëdha dhe erëra që arrijnë deri në 200 km/h.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta priten të godasin nesër një pjesë të Greqisë. Ndërkohë në zonat që do preken nga moti i keq është urdhëruar mbyllja e shkollave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco