Turqia: Traktati i Lozanës do të diskutohet përsëri, do të rrethojmë ishujt nëse nuk ndalon militarizimi tyre nga Greqia

Turqia: Traktati i Lozanës do të diskutohet përsëri, do të rrethojmë ishujt nëse nuk ndalon militarizimi tyre nga Greqia

09:56, 16/09/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht tërheqjes së anijes “Oruç Reis” nga zona detare e kontestuar mes Greqisë dhe Turqisë, kjo e fundit nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas sa i përket interesave në Egjeun Lindor.

Të paktën kjo është ajo që shkruhet nga gazeta turke “Yeni Safak“, e cila njihet për linjen e saj editoriale pro qeverisë së Erdoganit.

Gazeta turke shkruan se Turqia ka hapur “Kartën e Lozanës” duke i kërkuar me forcë Greqisë që të demilitarizojë ishujt përballë brigjeve turke që kanë një status të veçantë.

Ishulli I Chios, ka "status jo-ushtarak" sipas Marrëveshjes së Lozanës, të nënshkruan me 24 korrik 1923,ndërsa Greqia ka vazhduar militarizimin e tyre, shkruan gazeta turke.

Madje, media turke shkruan duke iu referuar autoriteteve ushtarake vendase se në tavolinë është edhe opsioni i rrethimit të ishujve për të detyruar Greqinë që t’i demilitarizojë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco