Luftë e ashpër mes bandave, përgjaken rrugët e Beogradit

Luftë e ashpër mes bandave, përgjaken rrugët e Beogradit

15:06, 15/09/2020
A+ Aa A-

Strahinja Stojanoviç, 30 vjeç, i cili është akuzuar për vrasjen e avokatit  Dragoslav Misha Ognjanoviç, u vra dje rreth mesditës në Beograd pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në makinën e tij BMW X5, raporton Kurir.

Në shpërthimin e tmerrshëm, i cili ndodhi në rrugën Omladinskih, Stojanoviç dyshohet se humbi të dy këmbët dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.

Sonja Suarez Gomez (45) nga Kolumbia e cila ndodhej në makinë në momentin e shpërthimit, pësoi vetëm disa lëndime të lehta. Shpërthimi ishte i tmerrshëm, kishte shumë makina në atë kohë afër X5 që digjej dhe fatmirësisht nuk pati viktima. 30 vjeçari ndodhej në automjet dhe kishte humbur të dyja këmbët. Pavarësisht dëmeve të shumta, ai arriti të bisedonte me mjekët e ndihmës së shpejtë.

Para se të largohej, nëna e tij erdhi, filloi të qante me ngashërim në vendin e krimit. U desh ndërhyrja e policisë që ta qetësonte dhe ta largonte nga vendngjarja sipas një dëshmitari okular.

Dyshohet se bomba ishte vendosur poshtë makinës, nën sedijen e shoferit dhe është aktivizuar gjatë momentit që makina filloi të lëvizte. Disa çaste para se të shpërthente bomba, autori ndoshta ishte afër tij dhe priti të sigurohej që Stojanoviç ndodhej në makinë.

Ndërkohë policia po kontrollon zonën përreth për të parë nëse ka kamera që të mund ti ndihmojë gjatë hetimit.

Stojanoviç arriti t’i mbijetonte sulmit të parë

Stojanoviç ishte gjithashtu viktimë e një sulmi me bombë në gusht të vitit 2018. Makina shpërtheu në vendbanimin e tij në Galenika. Në kohën e shpërthimit, Stojanoviç nuk ishte në makinë sepse u kthye në shtëpi për të marrë celularin e tij. Ish-Miss Marbella Olas Bilbao Gonzalez (20) pësoi dëmtime serioze në atë kohë, dhe pas shërimit, ajo dha lajmin në rrjetet sociale se ishte martuar me Stojanoviç.

Besohet se, Stojanoviç qëndroi në Spanjë për një kohë të gjatë pas spekulimeve se ai ishte përfshirë në hetimin që po kryhej për shkak të vrasjes së avokatit Dragoslav Miso Ognjanoviç në gusht të vitit të kaluar dhe dyshimeve se ai ishte bashkëpunëtor në krim.

Sipas të dhënave, ai qëndroi në Serbi për gjashtë muajt e fundit. Dyshohet se Stojanoviç ishte bashkëpunëtor në vrasjen e avokatit dhe se ai e ka ndjekur Ognjanoviq para vrasjes.  Vrasja e tij është shkak i përballjes midis dy grupeve kriminale nga Mali i Zi.

Sipas një burimi nga Kurir, Ognjanoviç ishte avokati mbrojtës i Luka Bojovic dhe përfaqësuesi i familjes Bojoviç gjatë gjyqit për vrasjen e vëllait më të vogël të Lukas, Nikolla dhe Milos Vidakoviç në Budva. Stojanoviç u mor në pyetje si dëshmitar, sepse një nga të akuzuarit, i cili ishte vetë pjesë e grupit kriminal, deklaroi se ishte Strahinja Stojanoviç ai që urdhëroi vrasjen e kumbarit të tij Vidakoviç.

 

Babai i tij gjithashtu është vrarë

Stojanovç njësoj si Miloš Delibasiç, u dënua me 30 vite burg për dy krime gjatë vitit 2013. Gjatë gjyqit i akuzuari Millosh Vojinoviç deklaroi se vrasja e Vidakoviç ishte kryer nga Delibasiç me urdhër të Stojanoviç, me të cilin ai ishte konfliktuar për shkak të një gruaje. Siç tha Vojinoviç në atë kohë, Strahinja Stojanoviç duhej të vriste Luka Durovç, njëri i besueshëm i Luka Bojoviç.

Gjithashtu Stojanoviç, deklaroi përpara gjykatës se ai nuk dinte asgjë për veprat kriminale dhe nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco