Greqi, rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi, edhe 3 të tjera

Greqi, rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi, edhe 3 të tjera

13:29, 27/08/2020
A+ Aa A-

Shtohet numri i personave që po humbasin "betejën" pas ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Tre persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në Greqi në 252.

Një grua 83-vjeçare që ishte shtruar në spital në AHEPA, humbi jetën në orët e para të së enjtes. 83 -vjeçarja vuante nga sëmundje të rënda, ndërsa sipas informacioneve ajo ishte banore e shtëpisw së pleqve "Estia Papageorgiou".

Edhe një 90-vjeçar nga shtëpia e pleqve "Agia Kyriaki" në Asvestochori humbi jetën sot në Spitalin Papanikolaou. I moshuari pësoi arrest kardiopulmonar për shkak të dështimit multorganik nga infeksioni Covid-19 .

Ndërkohë, një 87-vjeçar humbi betejën për jetën e tij në Spitalin Papageorgiou në Selanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco