Rekord infeksionesh në Greqi/ Konfirmohen 204 raste të reja, shumica të ‘importuara’

Rekord infeksionesh në Greqi/ Konfirmohen 204 raste të reja, shumica të ‘importuara’

18:17, 13/08/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Greqia shënoi bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë 204 raste të reja që u raportuan, duke e rritur në 6177 numrin total të të infektuarve në vend.

Mbi 1500 raste janë lidhur me udhëtime jashtë vendit. Greqia mburrej me menaxhimin e mirë të krizës shëndetësore e deri më tani ditën më të keqe e kishte pasur në muajin prill, kur u shënuan 156 raste.

Në 24 orët e fundit u kryen mbi 11 mijë teste, që sipas ekspertëve nuk janë aq shumë sa për të justifikuar shpërthimin e infektimeve të reja.

Autoritet shëndetësore bënë gjithashtu të ditur se 4 persona të tjerë kishin ndërruar jetë duke e çuar numrin total të viktimave në 220.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco