Takimi Ahmeti – Zaev/ Komunikatë e përbashkët: Atmosferë konstruktive, baza të mira për përparim

Takimi Ahmeti – Zaev/ Komunikatë e përbashkët: Atmosferë konstruktive, baza të mira për përparim

17:59, 13/08/2020
A+ Aa A-

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim.

“Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDIsë dhe LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti  dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.

Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për ‘Qeveri të re evropiane’ të përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.

Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel të Sekretarëve partiak”, thuhet në deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco